Patriarku rus Kirill: ushtarët rusë që vdesin në Ukrainë do të pastrohen nga çdo mëkat

Patriarku rus Kirill: ushtarët rusë që vdesin në Ukrainë do të pastrohen nga çdo mëkat

12:56, 27/09/2022
A+ Aa A-

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse Patriarku Kirill ka thënë se ushtarët rusë që vdesin në luftën kundër Ukrainës do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre.

"Ne e dimë se sot shumë po vdesin në fushat e luftës së brendshme," tha Kirill gjatë një kremtimi të Liturgjisë Hyjnore të dielën.

“Kisha lutet që kjo betejë të përfundojë sa më shpejt, që sa më pak vëllezër të vrasin njëri-tjetrin në këtë luftë vëllavrasëse”, shtoi ai.

"Në të njëjtën kohë, Kisha e kupton se nëse dikush nxitet nga ndjenja e detyrës për të përmbushur betimin e tij në detyrë, ai i qëndron besnik thirrjes së tij dhe bën atë që i thotë detyra e tij. Dhe nëse, në kryerjen e kësaj detyrë nëse njeriu vdes, atëherë padyshim që ka bërë një vepër të barabartë me sakrificën. Ai po sakrifikohet për të tjerët. Jam i sigurt se një sakrificë e tillë i pastron të gjitha mëkatet që ka bërë njeriu", tha ai.

Fjalët e Kirillit vijnë disa ditë pasi Putin njoftoi një 'mobilizim të pjesshëm' të menjëhershëm të qytetarëve, për të rekrutuar 300,000 ushtarë të tjerë, duke përshkallëzuar pushtimin e tij në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco