Danimarka dhe Suedia lëshojnë paralajmërim për anijet mbi rrjedhjet e gazit nga Nord Stream

Danimarka dhe Suedia lëshojnë paralajmërim për anijet mbi rrjedhjet e gazit nga Nord Stream

12:16, 27/09/2022
A+ Aa A-

Autoritetet daneze dhe suedeze kanë lëshuar paralajmërime për anijet pasi u identifikuan dy rrjedhje gazi në tubacionin Nord Stream 1, të cilin Kremlini e mbylli në fillim të këtij muaji për një periudhë të pacaktuar kohe në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore.

Paralajmërimet erdhën menjëherë pasi u zbulua një rrjedhje e veçantë gazi në një tubacion dytësor të Nord Stream 2, një projekt shumë i diskutueshëm që ishte ngrirë nga qeveria gjermane disa ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës dhe nuk u bë kurrë funksional.

Asnjë nga tubacionet nuk po transporton gaz aktualisht në Evropë, megjithëse një sasi e caktuar mbetet brenda infrastrukturës.

Shkaku i rrjedhjeve nuk qe menjëherë i qartë. Një hetim është në zhvillim.

"Dëmi që ka ndodhur në një ditë njëkohësisht në tre linja të tubacioneve në det të hapur të sistemit Nord Stream është i paprecedentë," tha Nord Stream AG, konsorciumi përgjegjës për tubacionet. “Është e pamundur të vlerësohet afati kohor për rimëkëmbjen e infrastrukturës së transportit të gazit deri më tani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco