CNN: 'Fluturimi' nga Rusia, kolona 16 km në kufirin me Gjeorgjinë, mijëra drejt Finlandës

CNN: 'Fluturimi' nga Rusia, kolona 16 km në kufirin me Gjeorgjinë, mijëra drejt Finlandës

10:11, 27/09/2022
A+ Aa A-

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies tregojnë radhë të gjata në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë. 

Maxar thotë se tregojnë një kolonë trafiku rreth 16 kilometra në veri të pikës kufitare që është formuar të dielën dhe shton se “ngjarjet me gjasë kanë vazhduar edhe më në veri të zonës së filmuar”.

CNN raportoi më herët të hënën se fotot dhe pamjet nga vendkalimi kufitar Rusi-Gjeorgji që qarkullonin në mediat sociale tregonin radhë të gjata nëpër kalimin malor. 

Pamjet me dron nga zona të hënën sugjeruan se qindra automjete ishin mbledhur në anën ruse dhe dëshmitarët thanë se njerëzit prisnin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.

Disa imazhe tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar personeli.

Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe pika të tjera kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm javën e kaluar.

 

Videot tregojnë familje dhe burra të shumtë mes atyre që presin të kalojnë Verknii Lars. Qindra njerëz i afrohen vendkalimit në këmbë, duke tërhequr zvarrë valixhet.

Mes fluksit të papritur, politikani i opozitës Nona Mamulashvili në Gjeorgji i tha CNN se ata "po nxisnin qeverinë të vendoste viza dhe/ose të mbyllte kufijtë".

Megjithatë, për momentin, duket se kufiri është ende i hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco