Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zgjedhjet në Itali, gazetari De Luca: Përfundimi i shkruar! Meloni mund të jetë kryeministrja e parë femër! Priten surpriza

20:39, 25/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari i Meridionews, Dario De Luca, komentoi për Syri Tv zgjedhjet e përgjithshme në Itali. Luca deklaroi se numri i votuesve është dukshëm më i ulët se 5 vite më parë ndërsa shtoi se do ketë surpriza.

Më tej gazetari deklaroi se Georgia Meloni mund të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë ndërsa shtoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin.

"Në disa rajone, votohet edhe për presidentin e rajonit. Përfshirja është lehtësisht më e ulët se 5 vite më parë sepse ato të vendosurit janë pjesa më e madhe.

Në ndarjen veri-jug do ta kuptojmë kur të fillojë shfletimi i fletëve të votimit, do jenë partitë që do jenë më të forta, dua të përmend lëvizjen ‘5 yjet’, që mund të ketë çudira, surpriza, mund të ketë mazhorancën e votave të tij në jug. Zgjedhje me përfundim të shkruar.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për dy motive, e para që mund të kemi kryeministren e parë femër, që mund të jetë Georgia Meloni. Dhe ajo që ka të bëjë me pikën më të rëndësishme të programit zgjedhor, Fratelli d’Italia është ajo që çon në zgjedhjen e Presidentit nëpërmjet kësaj vote do të ketë të reja të rëndësishme për vendin tonë."-tha Luca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco