VIDEO/ Eksodi i rusëve, radhë 14 kilometra në kufirin me Gjeorgjinë

21:19, 24/09/2022
A+ Aa A-

Një eksod masiv i familjeve me djem dhe burra në moshë të përshtatshme për ushtrinë ruse, 18-65 vjeç, nga qytete të ndryshme ruse, pasi Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret për “rekrutim të pjesshëm”.

Ditën e premte në pikat kufitare pati bllokim trafiku, ndërsa biletat e avionëve u shitën, duke sjellë trafik të rënduar në aeroporte.

Radhë të gjata prej 10 kilometrash u formuan në një rrugë që të çon në kufirin jugor me Gjeorgjinë, sipas Yandex Maps, një shërbim online rus i hartave.

Radhët e makinave ishin po aq të gjata në kufirin me Kazakistanin saqë njerëzit braktisën automjetet e tyre dhe vazhduan në këmbë.

Ndërkohë dhjetëra fluturime nga Rusia, me bileta të shitura me çmime tejet të larta, transportuan meshkuj rusë në destinacione ndërkombëtare, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Azerbajxhanin dhe Serbinë, ku rusët nuk kanë nevojë për viza.

Ndërkohë disa rusë ikën në Bjellorusinë fqinje një aleat i ngushtë rus, por ky opsion mbartte rreziqe.

Gazeta Nasha Niva, një nga gazetat më të vjetra të pavarura në Bjellorusi, raportoi se shërbimet e sigurisë së vendit ishin urdhëruar të gjurmonin “të arratisurit” rusë në hotele dhe apartamente me qira ku ata mund të qëndronin dhe t’i dorëzonin.

Autoritetet ruse janë përpjekur të qetësojnë qytetarët për rekrutimin dhe vendosjen në frontin ukrainas.

Në këtë kuadër, deputetët prezantuan të premten një projektligj që do të pezullonte ose reduktonte pagesat për rusët e thirrur për shërbimin ushtarak. Agjencitë e lajmeve theksuan se rekrutët do të kenë të njëjtin status si ushtarët profesionistë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shumë njerëz që punojnë në teknologjinë e lartë, komunikim ose financa do të përjashtohen nga rekrutimi “për të siguruar funksionimin” e sektorëve, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Në mesjavë Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku u thirrën 300 mijë rezervistëve. Bëhet fjalë për burra të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri, me eksperienca luftimesh dhe specializime ushtarake./ MCN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco