Zyrtarët ukrainas përfundojnë zhvarrosjen e 436 trupave në varrin masim në Izium

Zyrtarët ukrainas përfundojnë zhvarrosjen e 436 trupave në varrin masim në Izium

14:48, 24/09/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët ukrainas kanë përfunduar zhvarrosjen e 436 trupave në varrin masiv në Izium të premten, sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv.

Shumica e trupave kanë shenja dhune dhe 30 kanë gjurmë torture, tha Syniehubov në një postim në Telegram .

"Ka kufoma me litar rreth qafës, me duar të lidhura, me gjymtyrë të thyera dhe me plagë nga armë zjarri. Disa burrave iu janë prerë organet gjenitale. E gjithë kjo është dëshmi e torturave të tmerrshme të cilave pushtuesit iu nënshtruan banorëve të Iziumit. Shumica e trupat janë civilë, 21 janë ushtarakë”, tha ai.

Syniehubov u zotua të zbulojë rrethanat e secilës prej vdekjes së tyre "në mënyrë që të afërmit dhe miqtë e tyre të dinë të vërtetën dhe vrasësit të ndëshkohen".

Ai falënderoi 200 individë - ekspertë mjeko-ligjorë, oficerë policie dhe punonjës të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, të cilët tha se kishin punuar atje çdo ditë për "punën e tyre moralisht të vështirë, por të nevojshme".

Syniehubov tha gjithashtu se ka të paktën tre vende të tjera varrimi masiv në zona të tjera të çliruara të rajonit të Kharkiv.

"Të gjitha krimet e pushtuesve do të dokumentohen dhe autorët do të paguajnë për atë që kanë bërë," tha Syniehubov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco