Mafiozi famëkeq rus vritet në Ukrainë: Kadyrov e dërgoi nga burgu në front

Mafiozi famëkeq rus vritet në Ukrainë: Kadyrov e dërgoi nga burgu në front

14:23, 24/09/2022
A+ Aa A-

Igor Kusk, një nga njerëzit më të fuqishëm të nëntokës ruse, është vrarë në frontin e luftës në Ukrainës. 

Ky kriminel famëkeq e gjeti veten në fushën e betejës edhe pse u dënua me një burg të gjatë në vendlindjen e tij në Rusi për vrasje pas nxitjes së liderit çeçen Ramazan Kadyrov për ta liruar.

Kusk ishte kreu i organizatës kriminale "Kuskovskie".

Para se të shkonte në luftë ai po vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë për vrasjen që kreu në vitin 2015.

Ai shkoi në luftë në korrik pas këmbënguljes së Ramzan Kadyrov që ai të lirohej nga burgu.

Autoritetet ruse përfundimisht miratuan lirimin e tij nga burgu, pas së cilës ai u transferua në ushtrinë private të Wagner.

 Ai dyshohet se ka luftuar rreth Bakhmutit në Donbass.

Thuhet se dhe gruaja e Kuskos e ka konfirmuar faktin se ai ishte në radhët e Wagner (grupit paraushtarak rus).

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco