Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Presidenti i KE-së: Europa duhet të hapet ndaj rusëve që po ikin

Presidenti i KE-së: Europa duhet të hapet ndaj rusëve që po ikin

13:26, 24/09/2022
A+ Aa A-

Charles Michel , presidenti i Këshillit Evropian, i ka kërkuar Evropës të ''pres rusët që nuk duan të instrumentalizohen nga Kremlini", sipas Politico.

Vërejtjet erdhën pas fjalimit të Michel në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten dhe vijnë para një takimi kyç të ambasadorëve të BE-së të hënën në kuadër të reagimit të integruar politik të BE-së ndaj krizës energjitike, shkruan Politico.

''Në parim, unë mendoj se … Bashkimi Evropian duhet të presë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike. Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, sepse nuk ndjekin këtë vendim të çmendur të Kremlinit për të nisur këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta marrim këtë parasysh.'

Ai shtoi : “Unë pajtohem me idenë se duhet të bashkëpunojmë dhe të koordinohemi shumë shpejt sepse mobilizimi i pjesshëm është një fakt i ri.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco