Ky shtet është opsioni i fundit i rusëve për t'u larguar nga vendi

Ky shtet është opsioni i fundit i rusëve për t'u larguar nga vendi

13:12, 24/09/2022
A+ Aa A-

Shërbimi i hartave të kompanisë ruse të internetit Yandex tregon se radha në anën ruse të pikës kufitare tokësore Lars të Epërm me Gjeorgjinë është të paktën 8 km e gjatë.

Por ka raporte për bllokim trafiku deri në qytetin më të afërt të Vladikavkaz, 30 km larg.

Njerëzit lejohen të kalojnë kufirin ruso-gjeorgjian vetëm me automjete, jo në këmbë.

Shumë inciativa për të kaluar kufirin me biçikleta dhe skuter kanë rezultuar të pasukseshme. 

Një shtetas rus që ishte në radhë në makinën e tij për më shumë se 26 orë i tha BBC-së se nuk kishte vend për të ngrënë apo për të shkuar në tualet.

Gjeorgjia është një nga opsionet e fundit të mbetura në rrugë tokësore për rusët pa pasur nevojë për vizë në hyrje.

Kufijtë e Kazakistanit dhe Mongolisë janë gjithashtu të hapur, por Gjeorgjia është më afër Bashkimit Evropian.

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë mbyllur të gjitha kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë. 

Finlanda tha se kufiri i saj do të mbyllet së shpejti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco