Pesë shtete i kërkojnë BE t’i vërë sanksione diamanteve ruse dhe Gazprombank

Pesë shtete i kërkojnë BE t’i vërë sanksione diamanteve ruse dhe Gazprombank

13:10, 24/09/2022
A+ Aa A-

"Gazprombank", entiteti që ka rezultuar i dobishëm në kryerjen e pagesave të gazit midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, duhet që të përjashtohet nga sistemi SWIFT në raundin tjetër të sanksioneve të BE-së, thuhet në një propozim të përbashkët nga Polonia, Irlanda dhe tri shtete baltike.

Në një dokument të siguruar nga Euronews, pesë vendet anëtare paraqitën një sërë masash si kundërpërgjigje ndaj planeve të Vladimir Putin për të mbledhur deri në 300,000 rezervistë në ushtrinë ruse dhe për të organizuar referendume në territoret e pushtuara në Ukrainën lindore dhe jugore.

Votimi, i konsideruar nga ekspertët si një prelud i mundshëm për aneksimin e plotë, është dënuar ashpër nga vendet perëndimore si një sharlatanizëm.

Dekreti i mobilizimit dhe referendumet po nxisin thirrjet për një sërë sanksionesh të reja të BE-së kundër Rusisë.

"Unë mendoj se kjo kërkon sanksione nga ana jonë, përsëri," tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këtë javë.

Që kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës, blloku ka vendosur gjashtë paketa ndëshkimesh, së bashku me masat plotësuese për të rregulluar efikasitetin e tyre dhe për të zgjeruar fushëveprimin.

Komisioni tha se paketa e ardhshme do të fokusohet në teknologjinë civile, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në dokumentin e tyre të përbashkët, Polonia, Irlanda, Estonia, Letonia dhe Lituania sugjerojnë rrugën që blloku duhet të zgjedhë për më shumë presion mbi Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco