‘Vladimir Putini nuk po bën blof për përdorimin e armëve bërthamore’

‘Vladimir Putini nuk po bën blof për përdorimin e armëve bërthamore’

11:39, 24/09/2022
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të BE, tha se kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armët bërthamore, duhen marrë seriozisht. Duke folur për BBC, Josep Borrell tha se lufta ka arritur në moment të rrezikshëm. Sipas tij, ushtria ruse është futur në cep të ringut dhe kërcënimet e Putinit janë diçka e keqe

Nga Lyse Doucet, BBC

Ukraina ka dominuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti, ndërsa kjo luftë e kushtueshme po zvarritet pa asnjë sens të qartë rrugëdalje. Shefi i politikës së jashtme të BE-së ishte çuditërisht i prerë dhe dukshëm në dhimbje.

Ai ndau shqetësimin e vajtueshëm që po dëgjon kudo që shkon. Nga miqtë në pushime, të udhëheqësit nga e gjithë bota që merrnin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë, të gjithë po e pyesnin se kur do të përfundonte kjo luftë. “Ndalojeni këtë luftë, nuk mund të paguaj faturën time të energjisë elektrike,” ishte refreni i zakonshëm sipas tij.

Zoti Borrell ishte i gatshëm që të thoshte publikisht atë që shumë e shprehin privatisht- se Evropa dhe aleatët e saj po luftojnë për të kontrolluar narrativën në këtë luftë, ndërsa Rusia po shtron pikëpamjen e saj se sanksionet evropiane kundër Rusisë janë fajtore për këtë vuajtje.

Por kërcënimet e reja dhe shqetësuese të Moskës, duke përfshirë një kërcënim bërthamor me mbulesë të hollë, po përqendrojnë gjithashtu mendjet. Shumica e liderëve perëndimorë, duke përfshirë zotin Borrell, janë ende kategorikë në nevojën për të ruajtur kursin në një konflikt me pasoja shumë të gjera, mbi të gjitha për Ukrainën, por edhe për shumë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/09/2022 13:31

Nl momentin që Putini do shtypë butonin e raketës së parë atomike, automatikisht shtypet butoni i NATO-s , që do të thotë fshirja nga faqa e dheut e Rusisë me gjithë aleatë. Prandaj e gjithë Bota, përfshirë Kinë, Indi, Turqi kanë kundërshtuar haptaz Putinin në këtë aventurë kriminale të pushtimit të Ukrainës.

Shto koment

Denonco