VIDEO/ ‘Të lutem baba, kthehu’ ... Putin rekruton 1 mln rusë për t'i dërguar në luftë

VIDEO/ ‘Të lutem baba, kthehu’ ... Putin rekruton 1 mln rusë për t'i dërguar në luftë

19:45, 22/09/2022
A+ Aa A-

Një video tregon një grup qytetarësh rusë nga Stary Oskol në rajonin e Belgorodit duke u marrë në shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Një prej fëmijëve, që po shoqëronte babanë, në dukje një vajzë, dëgjohet-por nuk shihet në pamje-duke bërtitur: 'Baba, mirupafshim….

'Të lutem kthehu. Baba, mirupafshim, baba... Baba...'

Fëmija qan me ngashërim ndërsa babai i saj, diku në një grup burrash-largohet ngadalë për në luftën e Putinit në Ukrainë dhe nuk dihet nëse do të kthehet.

Zyrtarët rusë thonë se, burrat e rajoneve pranë Ukrainës janë të parët që do të rekrutohen në mobilizimin e pjesshëm që ka shpallur Vladimir Putin dy ditë më parë. Supozohet se të gjithë rezervistët do të bëjmë të paktën një muaj trajnim.

Vladimir Putin i ka hapur rrugën rekrutimit të 1 milion rusëve për ti dërguar me qëllim që të luftojnë në Ukrainë.

Kreu i Rusisë njoftoi se 300,000 njerëz me përvojë ushtarake ose aftësi të veçanta do të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë, dhe grupet e para të tyre u ndanë sot nga të dashurit e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco