Ministri i jashtëm rus, paralajmëron Moldavinë

Ministri i jashtëm rus, paralajmëron Moldavinë

09:10, 02/09/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se çdo veprim që do të shihet si kërcënues ndaj kontingjentit rus në rajonin separatist të Moldavisë do të konsiderohet si një sulm drejt vetë Rusisë.

Deklarata e Sergei Lavrov u bë në fjalimin që mbajti në fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitet në Rusi. Lavrov u shpreh i shqetësuar për rajonin separatist të Moldavisë.

Rusia ka vendosur kontingjentë paqeruajtës atje që nga një luftë tre mujore në 1992 që e la Transnistrinë jashtë kontrollit të Moldavisë. Forcat ruse ruajnë gjithashtu një depo të madhe municionesh në rajon.

Në prill, tensionet në Moldavi u rritën pas një sërë shpërthimesh në Transnistria.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo lloj veprimi që do të ngrejë kërcënim për sigurinë e ushtarakëve tanë do të konsiderohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare si një sulm ndaj Rusisë”, tha Lavrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco