Panik në Stamboll, anijes së nisur nga Ukraina i bllokohet timoni në lëvizje në ngushticën e Bosforit

Panik në Stamboll, anijes së nisur nga Ukraina i bllokohet timoni në lëvizje në ngushticën e Bosforit

23:06, 01/09/2022
A+ Aa A-

Momente paniku janë regjistruar në Stamboll mbrëmjen e sotme, teksa një anije mallrash 173 metër e gjatë e quajtur “LADY ZEHMA” me flamur liberian, ka ngecur në ngushticën e famshme të Bosforit.

Sipas mediave turke, frika ka qenë e madhe te ata që banojnë buzë Bosforit por edhe e anijet e tjera që lundronin, pasi timoni i “LADY ZEHMA” ishte kyçur duke dalë jashtë funksionit.

Fatmirësisht, anija gjigande mundi të ndalonte 100 metra nga bregu i Bebekut dhe nga aksidenti nuk ka pasur viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare njoftoi se në vendngjarje janë nisur 5 rimorkiatorë dhe 2 skafë, ndërsa  qarkullimi i anijeve në Bosfor është pezulluar.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare, thuhet se anija me emrin “Lady Zehma” u bllokua për shkak të një defekti të timonit teksa po lundronte nga Ukraina në Stamboll dhe u ankorua në Gjirin e Bebek.


“Anijet tona Rescue-5, Rescue-6, Rescue-9, Rescue-12, Nazım Tur, KEGM-3, KEGM-5 u dërguan në vendngjarje për anijen 173 metra të quajtur Lady Zehma. Trafiku i anijeve në Bosfor u pezullua”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga mediat turke, duket anija me timonin e kyçur, që i afrohej bregut me tinguj sirenash dhe qytetarët shikonin nga plazhi ngjarjen duke mbajtur frymën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco