Gjermani: Ditën e funeralit të Gorbaçovit flamujt  do të ngrihen në gjysmështizë në Berlin

Gjermani: Ditën e funeralit të Gorbaçovit flamujt do të ngrihen në gjysmështizë në Berlin

20:47, 01/09/2022
A+ Aa A-

Flamujt do të ngrihen  në gjysmë shtizë në Berlin në ditën e funeralit të liderit të fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev, që do të mbahet ditën e shtunë, bëhet publike nga drejtues të lartë të qytetit të Berlinit.

“Ne dëshirojmë t'i bëjmë nderimin e duhur qytetarit tonë të nderit dhe asaj që ai ka bërë për ndryshimet politike në Republikën Demokratike Gjermane”, tha ministrja e brendshme e Berlinit, Iris Spranger.

Mihail Gorbaçov përgatiti  terrenin për ribashkimin e Gjermanisë, i cili ndodhi vetëm një vit pas rënies së Murit më 3 tetor 1990, tha Iris Spranger.

Politikanët nga të gjitha partitë gjermane shprehën mirënjohjen e tyre për ish-udhëheqësin sovjetik, me disa që bënë thirrje që një rrugë apo shesh në Berlin të merrte emrin e Gorbaçovit.

Udhëheqësi i Unionit Kristian Social të Bavarisë (CSU) dhe kryeministri i shtetit Markus Zender bëri thirrje për mbajtjen e një ceremonie si nderim për të ndjerin. “Gjermania i detyrohet shumë, ai është një nga baballarët e ribashkimit dhe u ofroi lirinë miliona njerëzve”, tha ai në një intervistë për gazetën Münchener Merkur që do të botohet të premten.

Në anën tjetër të spektrit politik të Gjermanisë, Gregor Gizi, ish-udhëheqësi i partisë së majtë radikale (Die Linke), gjithashtu bëri thirrje për një shërbim përkujtimor për liderin e fundit sovjetik që do të nënvizonte dallimet midis Gorbaçovit dhe presidentit të sotëm rus, Vladimir Putin.

Të mërkurën, presidenti i Unionit Kristian Demokrat, Friedrich Merz, këshilloi udhëheqjen gjermane që të marrë pjesë në funeralin e Mihail  Gorbaçovit në Moskë, nëse e ftojnë. Nga ana ime, unë i këshilloj liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve evropiane që të pranojnë ftesën nëse kjo ndodh”, tha politikani gjerman në një intervistë për Bild TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco