Moskë: Kievi po përgatit provokime në Zaporizhia me rastin e vizitës së Guterres

Moskë: Kievi po përgatit provokime në Zaporizhia me rastin e vizitës së Guterres

11:02, 18/08/2022
A+ Aa A-

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi sot Kievin se po pwrgatit një "provokim" në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë nesër, të premten, gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në vend, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Në deklaratën e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes vë në dukje gjithashtu se ushtria ruse nuk ka vendosur "armë të rënda" brenda ose rreth centralit bërthamor, i cili ndodhet në jug të Ukrainës dhe është nën kontrollin e Moskës.

"Ne theksojmë se ushtria ruse nuk ka armë të rënda brenda centralit (bërthamor) dhe në zonat përreth. Vetëm njësitë që garantojnë sigurinë janë atje," shtoi Ministria ruse e Mbrojtjes në deklaratën e saj, cituar nga AFP.

“Forcat e armatosura ruse po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhia”, vijon deklarata.

Sipas AFP, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzon Kievin se dëshiron të përgatisë një "provokim me zë të lartë" atje me rastin e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Ukrainë.

Sipas Moskës, shton AFP, njësitë e artilerisë ukrainase planifikojnë të hapin zjarr mbi stacionin për të akuzuar më pas Rusinë për shkaktimin e një aksidenti bërthamor.

Luftimet rreth centralit bërthamor të mbajtur nga forcat ruse kanë ngritur frikën e katastrofës dhe Guterres ka thënë se dëshiron një zonë të çmilitarizuar rreth uzinës.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ai ka folur me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i cili është gati të dërgojë një delegacion në stacion.

"Unë kam theksuar urgjencën e këtij misioni për të adresuar kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore të paraqitura nga armiqësitë e Rusisë," tha ai në një mesazh në Twitter.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për bombardime pranë kompleksit bërthamor të Zaporizhia, duke nxitur frikën për një fatkeqësi bërthamore në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili kontrollohet nga forcat ruse. 

Ukraina thotë se Rusia ka vendosur artileri brenda dhe përreth stacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco