Sytë e botës janë kthyer në takimin kritik, Erdogan, Zelensky dhe Antonio Guterres do të takohen në Ukrainë

Sytë e botës janë kthyer në takimin kritik, Erdogan, Zelensky dhe Antonio Guterres do të takohen në Ukrainë

09:20, 18/08/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të takohen sot në Ukrainë.

Gjatë takimit do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për rritjen e aktiviteteve të mekanizmit të krijuar për eksportin e grurit të Ukrainës në tregjet botërore dhe për t'i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi me mjete diplomatike, shkruan medie truke Haberler.

Në një deklaratë nga Presidenca turke, bëhet e ditur se presidenti Erdogan do të vizitojë Ukrainën të enjten më 18 gusht me ftesë të homologut të tij Volodymyr Zelenskyy.

"Presidenti ynë, z. Recep Tayyip Erdogan, do të bëjë një vizitë pune njëditore në Lviv më 18 gusht 2022, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski. Marrëdhëniet me Ukrainën do të vlerësohen në të gjitha aspektet.’ shkruhej në deklaratën e presidencës.

Takimi i tre liderëve do të mbahet në Lviv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco