Elon Musk: Shpresa ime më e madhe është që njerëzit në Mars të ndërtojnë një qytet

Elon Musk: Shpresa ime më e madhe është që njerëzit në Mars të ndërtojnë një qytet

15:27, 16/08/2022
A+ Aa A-

Në një ese të publikuar nga mediat kineze, njeriu më i pasur në botë – Elon Musk ka shprehur dëshirën e tij të madhe për ndërtimin e një qyteti në Mars, dhe kështu mendimin e tij e ndau me opinionin, duke folur për rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës për prodhimin e veturave elektrike.

“Shpresa ime më e madhe është që njerëzit në Mars të ndërtojnë një qytet”, ka shkruar miliarderi amerikan.

Eseja e tij është publikuar në revistën kineze China Cyberspace, shkruan Business Insider, ndërsa është përkthyer në gjuhën kineze.

Musk prej kohësh është deklaruar pro kolonizimit të Marsit nga njerëzit, duke zhvilluar kështu fluturaken gjigante hapësinore Starship në SpaceX, me qëllimin e vetëm, dërgimin e njerëzve për ndërtimin e qytetit të ëndrrave në Mars.

Kompania e Musk shpreson që testet fluturuese të anijes kozmike Starship do të kryhen në shtator të këtij viti, pas një procesi të gjatë lidhur me marrjen e vendimit për këtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco