Presidenti i Ekuadorit diagnostikohet me kancer

Presidenti i Ekuadorit diagnostikohet me kancer

15:06, 16/08/2022
A+ Aa A-

Lajmi se presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, është diagnostikuar me kancer ka shkaktuar bujë në vend pas një shpërthimi që ndodhi në Guayaquil gjatë fundjavës, ku vdiqën pesë persona dhe 17 u plagosën.

Pak ditë më parë, Lasso iu nënshtrua një operacioni në qepallën e djathtë, pas së cilës u diagnostikua me melanoma, një lloj kanceri i lëkurës. Ai po udhëton për në Hjuston për t'iu nënshtruar testeve shtesë dhe do të jetë jashtë vendit midis 16 dhe 21 gushtit, shkruan abc.es.

Vetë presidenti ua zbuloi ministrat diagnozën e tij. Ai ka shkruar se më 29 korrik është operuar për një lezion në qepallën e djathtë, që dyshohet se është karcinoma bazale, por në përgjigjen e patologut thuhet se bëhet fjalë për melanoma.

Melanoma fillon kur melanocitet, qelizat që i japin lëkurës ngjyrën e saj të verdhë ose kafe, fillojnë të rriten jashtë kontrollit. Kirurgu onkolog i njohur Santiago Garcia tha se duke qenë se bëhet fjalë për një lezion në qepallë, e cila është një sipërfaqe e hollë e lëkurës, me shumë mundësi është zbuluar në kohë, por gjithçka do të varet nga rezultatet e patologjisë.

Duke qenë se është një udhëtim privat, presidenti Lasso nuk do të përdorë avionin presidencial, por do të ketë një eskortë. Në orët e fundit, presidenti ka shpallur një gjendje të re të jashtëzakonshme në Guayaquil, Duran dhe Samborondon, pas sulmeve të fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco