Kush qëndron pas shpërthimeve në Krime?

Kush qëndron pas shpërthimeve në Krime?

13:18, 16/08/2022
A+ Aa A-

Shpërthimi i sotëm duket pothuajse identik me shpërthimet e javës së kaluar që shkatërruan pjesërisht një bazë ajrore ruse – gjithashtu në Krime, shkruan BBC.

A është Ukraina pas tyre?

Zyrtarët rusë mohuan se shpërthimet e së martës së kaluar ishin shkaktuar nga një sulm dhe fajësuan shpërthimet në një depo municioni.

Ukraina nuk e ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht përfshirjen, megjithëse zyrtarë të paidentifikuar, të cituar në raportet e mediave, thanë se shpërthimet kishin qenë, në të vërtetë, punë e ushtrisë së vendit.

Ukraina, të paktën publikisht, nuk i ka armët e nevojshme për të goditur kaq thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, larg vijave të frontit.

Çdo konfirmim i përfshirjes do të sugjeronte se Ukraina ka fituar një kapacitet që nuk dihet ende.

Për rusët, kjo do të thoshte një goditje e rëndësishme sigurie. 

Rusia ka ndërtuar një prani masive ushtarake në Krime që kur aneksoi gadishullin, në vitin 2014, dhe e ka përdorur atë për të mbështetur sulmet ndaj Ukrainës.

Ukraina është zotuar të rimarrë gadishullin. 

Javën e kaluar, Presidenti Zelensky tha se Krimea ishte ukrainase dhe do t'u kthehej ukrainasve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco