Putin akuzon SHBA-në se po përpiqet të zvarrisë konfliktin në Ukrainë

Putin akuzon SHBA-në se po përpiqet të zvarrisë konfliktin në Ukrainë

11:39, 16/08/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të zgjerojnë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin Azi-Paqësor, raporton Reuters.

Në fjalët e tij në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare, që po zhvillohet në kryeqytetin rus këtë javë, Putin tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të "zvarrisin" konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se vizita e fundit e Kryetares së SHBA-së Nancy Pelosi në Tajvan ishte një “provokim i planifikuar tërësisht”.

Udhëheqësi rus fajësoi zgjerimin e NATO-s në Evropë për pushtimin e tij në Ukrainë, i cili filloi në shkurt.

Në një fjalim për Ditën e Fitores në maj, ai akuzoi NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco