'Me 4 doza'/ Infektohet me Covid-19 drejtori i Pfizer

'Me 4 doza'/ Infektohet me Covid-19 drejtori i Pfizer

23:00, 15/08/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta.

Burla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim, raporton Reuters.

“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla në një deklaratë.

Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco