U fotografua në Ballkan, Johnson 'kryqëzohet' për pushimet në kulmin e krizës ekonomike

U fotografua në Ballkan, Johnson 'kryqëzohet' për pushimet në kulmin e krizës ekonomike

20:35, 15/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Britanisë Boris Johnson është kritikuar për pushimet që po zhvillon në Greqi në një kohë kur Britania po vuan nga një krizë e rëndimit të kostove të jetesës.

Media britanike Daily Mail, ka shpërndarë një video dhe foto të Boris Johnson duke bërë pazar në një supermarket në Nea Makri.

Nga ana e tyre, laburistët po i karakterizojnë javët e fundit të qeverisë së Johnson si një festë e madhe, duke marrë si referencë pikërisht pushimet e tij me Carrie Symonds në Greqi.”.

Prania e Johnson u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar, ndërkohë që në sfond dëgjohej një zë femëror duke thënë “Përshëndetje”. Boris Johnson në shenjë mirësjelljeje ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Bashkëshortja e tij u kap në kamera me të para frigoriferëve të supermarketit pak më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco