Franca e Spanja 'kërcënohen' nga zjarret

Franca e Spanja 'kërcënohen' nga zjarret

20:33, 15/08/2022
A+ Aa A-

Zjarret kanë krijuar një situatë emergjente në Spanjë gjatë këtyre 24-orëve. Vatra të mëdha janë hapur në zonat lindore të vendit, ku më problematike situata duket pranë qytetit verilindor të Zaragozës.

Mbi 1500 qytetarë u evakuuan pasi shtëpitë e tyre kërcënoheshin nga zjarret që kanë djegur deri më tani 8 mijë hektarë pyje brenda 24 orëve. Flakët po përparojnë shpejt, të ndihmuar edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Në zonat pranë Alikantes, flakët e shpëthyera të Shtunën nuk u shuan as prej stuhive të shiut dhe deri më tani kanë shkrumbuar mbi 3,500 hektarë pyje, duke detyruar 1 mijë banorë të evakuohen. Situatë e vështirë edhe në periferitë e Valencias.

Flakët nuk po shuhen prej mëse një jave edhe në rajonin e Zhirondës në jug të Francës, ku janë evakuuar mbi 10 mijë banorë. Zjarrfikësit duken të dorëzuar dhe thonë se janë në dorë të motit për t’i shuar ato plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco