Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën për Omicron

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën për Omicron

17:38, 15/08/2022
A+ Aa A-

BRITANI- Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë anti-COVID të krijuar posaçërisht edhe për variantin Omicron, që është më dominanti aktualisht në botë. Kjo vaksinë funksionon si për variantin standard të virusit, si kundër omicron.

Kompania e vaksinimit që do të prodhojë vaksinën, “Moderna jab” mori miratimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor(MHRA), pasi plotësonte standardet e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin.

"Gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë”, tha Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna.

Doza përforcuese, e njohur si “Spikevax bivalent Original/Omicron”, përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit. Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE. Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco