Ish-komandanti Italian gjobitet me 918 mijë euro, mashtroi duke punuar gjithë jetën me diplomë false

Ish-komandanti Italian gjobitet me 918 mijë euro, mashtroi duke punuar gjithë jetën me diplomë false

15:03, 15/08/2022
A+ Aa A-

Desenzanon është tronditur nga një vendim i fundit i Gjykatës së Audiuesve .

Carlalberto Presicci, komandant i policisë lokale që nga viti 1997 deri në vitin 2020, u dënua me dëmshpërblim ndaj Komunës për një shumë prej 918,467.79 euro.

Arsyeja? Sipas magjistratëve të kontabilitetit, Presicci e ka marrë postin dhe pozicionin duke paraqitur një diplomë false. Dëmshpërblimi rekord, sipas dënimit, është shuma e 24 vite të pagës që pushteti vendor i ka paguar ish-kreut të brigadës.

“Ne do të apelojmë, por problemi është më shumë në rrafshin penal” – u shpreh acokati i njohur  Alessandro Asaro i cili së bashku me kolegen e tij Sara Palagiano mbron Presiçin.

 “Ne kemi sqaruar disa aspekte që na interesuan, do të vazhdojmë, dënimi duhet të rafinohet”.

Gjithçka ka nisur më 20 tetor 2020. Prokurori raporton në Bashki se diploma për drejtësi nga Presicci nuk ekziston. Konfirmimi i falsitetit të certifikatës vjen pak ditë më vonë nga Universiteti i Parmës ku Presicci pretendonte se e kishte arritur në vitin 1992 me rezultatin 110.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco