Paniku mbizotëroi të shtunën në një dyqan zinxhiror Ikea në Shangai, kur klientët u informuan se autoritetet shëndetësore të qytetit urdhëruan një bllokim të menjëhershëm, pasi një rast me Covid-19 u zbulua në atë vend.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë klientët e tmerruar që vrapojnë drejt daljeve, duke bërtitur dhe shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë nga ndërtesa para se të mbyllen dyert.
Madje, disa prej tyre janë futur në telashe edhe me personat e sigurisë, për të arritur të “shpëtojnë”, ndërsa disa informacione thonë se të “ngujuarit” janë dërguar në dhoma karantine.
Në një konferencë shtypi të dielën, Zhao Dandan , zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor të Shangait, tha për incidentin në fjalë se "dyqani dhe zona e prekur" do të vendosen nën vëzhgim "qark të mbyllur" për dy ditë.
Personat e gjetur brenda hapësirën, ata duhet të kalojnë dy ditë në karantinë dhe pesë ditë nën mbikëqyrje shëndetësore .'
Të hënën, autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan gjashtë raste me Covid-19 në Shangai , pesë prej të cilave ishin asimptomatike.
Yesterday, an abnormal health code case was presented at an IKEA in Shanghai, & the entire mall was suddenly blocked🥶
— Donna Wong💛🖤 (@DonnaWongHK) August 14, 2022
Some ppl forced their way out for fear of being sent to concentration camps, but there is actually nowhere to escape under #AmazingChina’s digital surveillance pic.twitter.com/MWpbTOJ3kz
"people are more afraid of being stuck somewhere than they get virus. rly hilarious"
— Daniel Camilo (@DanielOlimac) August 13, 2022
As said by a Chinese friend of mine after watching this video of ppl threatened to get stuck at an @IKEA in Shanghai, due to alleged COVID cases. pic.twitter.com/r0Ks8OHMFM
© SYRI.net