Sulmi ndaj Salman Ruzhdie, mediat iraniane përgëzojnë autorin: Duhet t'i puthim dorën!

Sulmi ndaj Salman Ruzhdie, mediat iraniane përgëzojnë autorin: Duhet t'i puthim dorën!

17:58, 13/08/2022
A+ Aa A-

Sulmi me thikë ndaj autorit të njohur Salman Ruzhdie është përgëzuar nga media shtetërore e Iranit.

Ndryshe nga dënimi që sulmi pati në Perëndim, mediat iraniane kanë falënderuar agresorin për guximin.

“Një mijë bravo për njeriun e guximshëm dhe të përgjegjshëm që sulmoi të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e njeriut që theri qafën e armikut të Zotit duhet puthur”, ka shkruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës së linjës së ashpër Kayhan.

Shariatmadari është emëruar drejtpërdrejt nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, llogaria e të cilit në Twitter u pezullua në vitin 2019 pasi ai postoi se dënimi me vdekje kundër Sir Salman ishte i pakthyeshëm.

Salman aktualisht nuk është në gjendje të flasë dhe është në një respirator në një spital të Nju Jorkut, ndërsa agjenti i tij ka konfirmuar se autori ka të ngjarë të humbasë një sy.

Romani i Salman i vitit 1988, “Vargjet Satanike”, u perceptua si blasfemues nga komuniteti islamik.

Një vit më pas, ish-udhëheqësi fetar i Iranit Ayatollah Sayyid Ruhollah Musavi Khomeini shpalli një fetva kundër tij duke u bërë thirrje muslimanëve në mbarë botën që të vrisnin autorin me origjinë indiane.

Si rezultat, autori u detyrua të fshihej për vite të tëra dhe dënimi me vdekje nuk u hoq kurrë.

Kujtojmë se Selman Ruzhdie u sulmua duke u goditur 15 herë me thikë ndërsa ishte duke folur në një seminar në New York.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco