VIDEO/ Me pushime në Greqi, Boris Johnson bën vetë pazarin në market

16:57, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është parë duke bërë pazar në një supermarket të Nea Makri në Greqi.

Siç shihet në videot e postuara nga protothema.gr, Johnson ndodhej në një supermarket të Nea Makri dhe bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij. 

Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta filmuar teksa dëgjohet një zë femre që thotë “Hi”. 

Boris Johnson në një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Kryeministri britanik, i veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, bëri pazarin vetë në rrjetin e supermarketeve lokale dhe sipas informacioneve të protothema.gr. 

Boris Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe pasi del nga supermarketi futet në një nga automjetet e tij që e prisnin jashtë supermarketit. 

Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë. 

Shtëpia është e ndërtuar me arkitekturën tradicionale pelione dhe ka katër dhoma gjumi, tre tualete dhe një pishinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco