Erërat e forta rrëzojnë skenën e një festivali në Spanjë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Erërat e forta rrëzojnë skenën e një festivali në Spanjë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

12:11, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të skenës në një festival në Spanjë për shkak të erërave të forta. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesti të sotëm, sipas shërbimeve rajonale të urgjencës, shkruan Reuters.

Nga të plagosurit, tre kanë marrë lëndime të rënda dhe 14 lëndime të lehta.

“Ne jemi të shkatërruar nga ajo që ndodhi këtë mëngjes,” thanë organizatorët e festivalit.

Sipas tyre, kushtet e motit kanë shkaktuar dëme në infrastruktura të ndryshme në Valencia, në vendin ku po zhvillohej festivali.

“Rreth orës katër të mëngjesit, erërat e papritura dhe të forta dëmtuan disa zona të festivalit, duke detyruar menaxhmentin që të marrë menjëherë vendimin për evakuimin për të garantuar sigurinë e të pranishmëve, punëtorëve dhe artistëve”, njoftuan organizatorët.

Festivali aktualisht është i pezulluar, shtuan ata. Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h.

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco