Video/ Ushtria ruse sulmon me bombë vakumi blloqet e pallateve të civilëve në Donbas

Video/ Ushtria ruse sulmon me bombë vakumi blloqet e pallateve të civilëve në Donbas

13:32, 12/08/2022
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një sulmi nga ushtria ruse, ku shkatërrohen disa blloqe banesash të civilëve në Donetsk me breshëri të tmerrshme bombash termobarike (me vakum).

Armët termobarike spërkasin një mjegull me aerosol shumë të ndezshëm para shpërthimit të tyre dhe në sulmin që ka ndodhur në qytetin e Pisky, ato shkaktuan topa zjarri masivë që përfshin plotësisht apartamentet.

Në momentin që ndodh shpërthimi, reja e avullit ndizet dhe thith ajrin që e rrethon, duke krijuar temperatura më të larta dhe shpërthime më të dëmshme që zgjasin shumë më gjatë se shpërthimet e zakonshme.

Klipi tronditës i shpërndarë nga llogaritë pro-ruse në aplikacionin e mesazheve Telegram përfaqëson edhe më shumë prova se trupat e Putinit synojnë të godasin zonat e banuara dhe qendrat civile, në kundërshtim me pretendimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco