Rastet me linë e majmunit arritën në 48 në Greqi

Rastet me linë e majmunit arritën në 48 në Greqi

12:34, 12/08/2022
A+ Aa A-

Athinë - Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara laboratorike me linë e majmunëve në Greqi, i regjistruar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) arriti në 48.

Të gjithë janë meshkuj me një moshë mesatare 36 vjeç (nga 19  deri në 59).

Gjashtëmbëdhjetë prej tyre kishin udhëtuar jashtë vendit brenda periudhës së inkubacionit, sipas raportit javor të mbikëqyrjes epidemiologjike të lëshuar të enjten.

Këto raste të regjistruara të konfirmuara nga laboratori tashmë janë shëruar ose janë duke u rikuperuar në gjendje përgjithësisht të mirë.

Të dhënat epidemiologjike rrjedhin nga raportet e dërguara nga mjekët mjekë në EODY, si dhe nga komunikimi i përditshëm me laboratorët e përfshirë në diagnostikimin e infeksioneve nga lija e majmunit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco