VIDEO/ Spanjë, burri tenton të mbytë partneren e tij në një shatërvan

VIDEO/ Spanjë, burri tenton të mbytë partneren e tij në një shatërvan

11:52, 12/08/2022
A+ Aa A-

Një burrë i tërbuar tentoi të mbyste partneren e tij në një shatërvan në Spanjë , ndërsa gruaja u shpëtua nga kalimtarët.

52-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. 

Çifti po qëndronte afër shatërvanit kur një kalimtar i rastit i ofroi t'i fotografonte, por kur burri i dha celularin ai e vodhi dhe iku.

Sipas mediave spanjolle, burri besonte se gruaja e tij kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vjedhjen e celularit dhe tentoi ta mbyste në shatërvan. 

Pamjet e kamerës së celularit tregojnë se autori e kap gruan nga flokët dhe ia tërheq kokën në ujë teksa fliste me të.

“Ai do ta vrasë”, thotë një zë në video. 

Turma i lutet që ta lërë të shkojë, por ai e mban fort derisa një kalimtar me këmishë të kuqe zhytet në shatërvan dhe e kap për fyt.

 Autori nuk e liron dorën dhe më pas ndërhyn një kalimtar i dytë me bluzë të zezë dhe nis ta godasë me grusht.

52-vjeçari më në fund e lë gruan kur kalimtari i dytë i jep një goditje të fortë. 

Një ambulancë mbërriti brenda pak minutash ndërsa oficerët i dhanë rrobat e gruas për t'u veshur ndërsa 52-vjeçari u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Kujdes imazhet mund të jenë shqetësuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco