Punëtorët në centralin e Zaporizhias: Jemi nën kërcënimin e armëve nga rusët

Punëtorët në centralin e Zaporizhias: Jemi nën kërcënimin e armëve nga rusët

11:41, 12/08/2022
A+ Aa A-

Punëtorët në centralin bërthamor të Zaporizhzhias kanë deklaruar se po mbahen nën kërcënimin e armëve, ndërsa trupat ruse e përdorin atë si bazë ushtarake.

Dy prej punëtorëve i kanë thënë BBC-së se ndihen të frikësuar se mund të rrëmbehen nga forcat ruse, si dhe për ndonjë katastrofe bërthamore teksa luftimet vazhdojnë.

“Dita ime e punës është një stres i vazhdueshëm. Nuk mund të punoj si dikur. Ushtarët po ecin kudo me armë dhe jemi nën kërcënimin e armëve”, tha një prej tyre.

Rusia akuzohet se ka vendosur aty rreth 500 ushtarë. Pamjet e fundit kanë treguar automjete ushtarake duke u futur brenda centralit dhe mendohet se po përdoret si bazë ushtarake

Forcat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor më të madh në Evropë, që nga fillimi i marsit, megjithatë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco