‘Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës’

‘Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës’

08:08, 12/08/2022
A+ Aa A-

''Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës’ janë fjalët e sekretarit britanik të mbrojtjes, Ben Wallace.

Wallace u shpresh se pushtimi i Rusisë ka ‘dështuar’ dhe ka ‘filluar të dështojë në shumë fusha’ ndërsa ai bashkë-organizoi një konferencë të donatoreve në Kopenhagë, të enjten.

Ai gjithashtu foli për humbje të mëdha të personelit dhe pajisjeve ushtarake në gjashtë muajt që kur Putin filloi në ‘operacion special ushtarak’ më 24 shkurt.

Deklaratat e Wallace vijnë pasi Danimarka i është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar më shumë ndihmë për Ukrainën.

Gjermania, që më herët shihej si ngurruese në dhënien e mbështetjes së plotë të prekshme Ukrainës, po bën gjithashtu atë që kancelari Olaf Scholz e përshkruan si një thyerje 'masive' të kaluarës së saj duke dërguar armë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Por Wallace zbuloi se aleatët së shpejti do të duhet të fillojnë të blejnë armë nga vende të tjera ose 'të bëjnë porosi në fabrika për të rritur furnizimin me municion në Ukrainë' pasi rezervat e tyre janë varfëruar.

Ai shtoi:

"Mbështetja jonë e vazhdueshme dërgon një mesazh shumë të qartë: Britania dhe komuniteti ndërkombëtar mbeten kundër kësaj lufte të paligjshme dhe do të qëndrojnë krah për krah, duke ofruar ndihmë ushtarake mbrojtëse për Ukrainën për t'i ndihmuar ata të mbrohen kundër pushtimit të Putinit". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco