Anne Heche, aktorja amerikane nuk pritet të mbijetojë, thotë familja

Anne Heche, aktorja amerikane nuk pritet të mbijetojë, thotë familja

07:53, 12/08/2022
A+ Aa A-

Aktorja amerikane Anne Heche nuk pritet të shpëtojë, ka thënë familja e saj, pas një aksidenti me makinë në fillim të kësaj jave që bëri që automjeti i saj të përfshihet nga flakët.

Ajoështë ende në koma në koma dhe ka "një dëmtim të rëndë anoksik të trurit", thanë ata - kur truri është i privuar nga oksigjeni.

“Ne duam t'i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme,” shtuan ata.

Makina e aktores u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar.

Policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar prani barnash në sistemin e saj - por nevojiteshin testime shtesë për të përjashtuar çdo substancë të dhënë në spital.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit i tha agjencisë së lajmeve PA se incidenti po hetohej si një e ngarje-nën ndikim.

53-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka luajtur në filma duke përfshirë Donnie Brasco, Cedar Rapids dhe  Psycho të vitit 1998.

Heche është shfaqur gjithashtu në Dancing ëith the Stars, ekuivalenti amerikan i Strictly Come Dancing.

Ajo është gjithashtu ish-partnerja e prezantueses së talk shoë-t amerikan, Ellen DeGeneres.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të LA, automjeti i Heche "shpërtheu në zjarr të fortë" pasi u fut 9.1 metra në një shtëpi dykatëshe, duke e bërë këtë pronë "të pabanueshme".

Ajo po kurohet në qendrën e djegieve Grossman në spitalin West Hills dhe është e vendosur në aparatura për t’u mbajtur në jetë për të përcaktuar nëse organet e saj janë të përshtatshme për dhurim, tha familja e saj në deklaratën e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco