Shkojnë për biznes në SHBA, dy ortakët gjenden të vdekur në hotel

Shkojnë për biznes në SHBA, dy ortakët gjenden të vdekur në hotel

16:54, 11/08/2022
A+ Aa A-

 

Italianët, të moshës 39 dhe 48 vjeç, ishin ortak biznesi në sektorin e mobileve dhe ndodheshin në Shtetet e Bashkuara për arsye pune.

Raportohet se janë ende të paqarta arsyet e vdekjes së Luca Nogaris dhe Alessio Picelli.

Nogaris ishte zejtar, ndërsa Picelli ishte një dizajner i brendshëm.

Ata u gjetën të pajetë në hotel mëngjesin e së mërkurës. Të dy ishin nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një muaj më parë.

Luca Nogaris ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ndërsa Alessio Picelli ishte i martuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco