Temperaturat përvëluese, momenti kur oficerët e policisë thyejnë xhamin e makinës për të shpëtuar qenin

Temperaturat përvëluese, momenti kur oficerët e policisë thyejnë xhamin e makinës për të shpëtuar qenin

11:15, 10/08/2022
A+ Aa A-

Kamerat e trupit të policisë kanë kapur momentin kur oficerët shpëtojnë një qen të racës Shih Tzu, i cili lehte pa pushim brenda makinës ku i zoti e kishte mbyllur.

Oficerët u thirrën në një parkim makinash në Nottigham pasi qeni i dehidratuar nga temperaturat e larta u pa duke gulçuar.

Një nga oficerët theu dritaren dhe më pas hapi derën dhe në video shihet që Shih Tzu hidhet në krahët e tij.

Pasi ata i dhanë ujë Shih Tzu e dërguan tek veterinerët të cilët panë se temperatura e tij kishte arritur në 39.1 gradë Celsius.

Qeni tani është duke u rikuperuar mirë dhe pronari është thirrur në polici për të dëshmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco