Njeriu i Trump fiton zgjedhjet e rëndësishme mes republikanëve

Njeriu i Trump fiton zgjedhjet e rëndësishme mes republikanëve

10:50, 10/08/2022
A+ Aa A-

Biznesmeni i mbështetur nga Donald Trump, Tim Michels, fitoi primaret për guvernator në shtetin e rëndësishëm të Uiskonsinit.

Sipas Fox News, në garë ishin katër republikanë.

Michels do të përballet në nëntor me guvernatorin demokrat, Tony Evers, që është vënë përballë kritikave nga republikanët, teksa kërkon një mandat të dytë.

Ish-presidenti Donald Trump e përgëzoi Michels në rrjetin e tij social, Truth Social.

Gara për kandidatin republikan në këtë shtet ishte shumë e rëndësishme, pasi shihej si një test me Donald Trump dhe Mike Pence, ish-presidentit që shpreson të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.

Ky i fundit kishte mbështetur kandidaten Rebecca Kleefisch, e cila humbi përballë milionerit Michels.

Kjo garë vjen në kohën kur FBI ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump, duke bërë në fakt që republikanët të bashkohen akoma më shumë rreth ish-presidentit.

Trump pritet të shpallë shumë shpejt vendimin për rikandidimin e mundshëm në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco