FBI 'bastis' rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida

FBI 'bastis' rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida

07:45, 09/08/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti I SHBA-së Donald Trump është shprehur se FBI i ka bastisur rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Trump tha se  ata kishin kontrolluar dhe kasafortën e tij.

Ai ishte në Kullën Trump në Nju Jork kur u ekzekutua urdhri i kontrollit në Florida, është shprehur një burim për CNN.

‘’ Shtëpia ime Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë të hënën në mbrëmje.

Lëvizja e jashtëzakonshme për të kontrolluar shtëpinë e një ish-presidenti ngre rrezikun për Departamentin e Drejtësisë dhe vjen ndërsa problemet ligjore të Trump vazhdojnë në fronte të shumta. 

Trump pritet gjithashtu në muajt e ardhshëm të njoftojë se do të hedh kandidaturën për  president në 2024.

Departamenti i Drejtësisë ka dy hetime aktive të njohura të lidhura me ish-Presidentin, një për përpjekjen për të rrëzuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe 6 janar 2021, dhe tjetri që përfshin trajtimin e dokumenteve të klasifikuara .

Djali i Trump, Eric, i tha prezantuesit të Fox, Sean Hannity se "qëllimi i bastisjes, sipas asaj që ata thanë, ishte sepse Arkivi Kombëtar donte, të vërtetonte nëse Donald Trump kishte apo jo ndonjë dokument në posedim të tij".

Christina Bobb, avokatja e Trump, tha se FBI sekuestroi dokumente.

 "Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë qenë bashkëpunues me zyrtarët e FBI-së dhe DOJ-së në çdo hap të rrugës. FBI kreu një bastisje të paparalajmëruar dhe sekuestroi dokumente" tha Bobb.

Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti nga Mar-a-Lago, disa prej të cilave përmbanin të dhëna të klasifikuara.

Presidentëve të SHBA-së u kërkohet me ligj që të transferojnë të gjitha letrat, dokumentet e punës dhe emailet e tyre në Arkivin Kombëtar.

Por zyrtarët thonë se ish-presidenti grisi ilegalisht shumë dokumente.

Disa prej tyre duhej të ngjiteshin përsëri së bashku, thanë Arkivat. T

rump në atë kohë hodhi poshtë raportet se ai kishte keqpërdorur të dhënat zyrtare si “lajme të rreme”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rinush09/08/2022 08:13

Merdën do i hane Trumpit junta e majte. Trimp do rikthehet shume fuqishem dhe do ti shkaperdise te gjithe majtistet

Shto koment

Denonco