Kush po e bombardon impiantin bërthamor më të madh në Europë- dhe pse

Kush po e bombardon impiantin bërthamor më të madh në Europë- dhe pse

19:48, 08/08/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po e përdor impiantin më të madh bërthamor në Europë si një bazë ushtarake, prej nga nisin sulmet ndaj Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë bombarduar impiantin bërthamor Zaporizhzhia. Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka bërë thirrje që inspektorët të lejohen në këtë impiant, duke thënë se bombardimet janë diçka vetëvrasëse

Nga Hugo Bachega, BBC

Tensionet në centralin bërthamor të Zaporizhizhia kanë alarmuar botën.

Për ditë të tëra, zyrtarët ukrainas dhe rusë kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulme mbi këtë impiant, edhe pse mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Është e vështirë të konfirmosh në mënyrë të pavarur atë që po ndodh atje.

Forcat ruse e kanë pushtuar kompleksin që në fillim të marsit, megjithëse teknikët ukrainas janë duke e operuar ende atë.

Nuk është e qartë pse Rusia do e sulmonte një vend që tashmë e kontrollon. Vëzhguesit thonë se mund të jetë një strategji për të luajtur me frikën perëndimore për një katastrofë bërthamore dhe për të degraduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Petro Kotin, kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës, Enerhoatom, më tha se punëtorët janë nën presion dhe në rrezik. Disa janë kapur rob, rrahur dhe torturuar.

Sërish, këto janë pretendime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por sigurisht që do të shtojnë shqetësimet për kushtet në impiant.

Kotin tha se plani rus ishte që centrali të shkëputej përfundimisht nga rrjeti i Ukrainës dhe të lidhej me sistemin rus, një pretendim që nuk mund ta verifikojmë.

Thirrjet janë në rritje për Rusinë që të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të vizitojë këtë vend. Për momentin, megjithatë, centrali është i sigurt, tha Kotin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco