Pas qershorit përvëlues historik, Evropa Perëndimore pret dallgën e dytë të rrezikshme të nxehtësisë

Pas qershorit përvëlues historik, Evropa Perëndimore pret dallgën e dytë të rrezikshme të nxehtësisë

08:39, 13/07/2022
A+ Aa A-

Britania e Madhe, Portugalia, Spanja dhe Franca po përballen me temperatura rekord këtë javë, me fare pak lehtësim në horizont.

Temperaturat e nxehta do të vazhdojnë të përkeqësojnë zjarret e vazhdueshme në Evropën Jugperëndimore.

Alarmet e nivelit 3 të nxehtësisë, niveli më i lartë i mundshëm, janë në fuqi për 14 rajone brenda Portugalisë dhe Spanjës deri në fund të javës.

Nxehtësi rekord në Mbretërinë e Bashkuar

Të hënën, Zyra Meteorologjike në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi ​​një paralajmërim "të rrallë" të nxehtësisë ekstreme  për të dielën, më 17 korrik, pasi temperaturat e nxehta duket se do të rriten gjatë  kësaj jave për pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

"Alarmet për shëndetin dhe nxehtësinë janë lëshuar tani në pjesën më të madhe të vendit, me temperaturat që mbeten vazhdimisht të larta gjatë gjithë kësaj jave," raportoi Dr. Agostinho Sousa, kreu i Ngjarjeve Ekstreme dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar. .

Temperatura e lartë rekord në Mbretërinë e Bashkuar është 38,7 gradë Celsius dhe mund të tejkalohet që në fundjavë.

Spanja, Portugalia, Franca dhe Italia

Përpara se vapa të përparojë në Mbretërinë e Bashkuar, do të sjellë nxehtësi të madhe në Spanjë dhe Portugali, ku alarmet "ekstreme" të nxehtësisë, niveli më i lartë, u lëshuan për 14 rajone në të dy vendet.

Lisbona dhe Santarém mund të shohin temperatura që arrijnë në 45 gradë Celcius që të mërkurën.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë të paktën deri në fund të javës në kontinentin spanjoll, tha të hënën shërbimi kombëtar i motit spanjoll.

Nuk është vetëm Gadishulli Iberik që mbytet nga vapa. Franca do të qëndrojë e nxehtë edhe në fund të javës, duke arritur temperature si në mesin e viteve '30. Alarmet për nxehtësinë mbulojnë pjesë të Francës lindore, duke përfshirë Tuluzën dhe Bordonë.

Rajoni i Evropës e njeh shumë mirë këtë situatë. Muajin e kaluar Evropa arriti temperaturat e larta rekord dhe qershorin e dytë më të ngrohtë në histori.

"Temperaturat maksimale ditore në Spanjë, Francë dhe Itali u rritën mbi 40 °C dhe nxehtësia ekstreme i përkeqësoi kushtet e thatësirës në pellgun e lumit Po," tha Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Pjesa më e madhe e Italisë ka përjetuar gjithashtu një valë të nxehtë të verës. Verona do të shohë temperaturat maksimale që do të arrijnë 38 gradë Celsius  deri të premten.

Njëmbëdhjetë persona vdiqën më 3 korrik pas një orteku akulli në akullnajën Marmolada në Alpet italiane. Kryeministri italian, Mario Draghi, fajësoi për kolapsin "përkeqësimin e mjedisit dhe situatën klimatike".

Qeveria italiane javën e kaluar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për pesë rajone veriore të Italisë në kushte ekstreme thatësire.

"Shumica prej nesh mund të shijojnë motin e nxehtë kur të mbërrijë, por është gjithashtu e rëndësishme të mbajnë veten të hidratuar dhe të gjejnë hije aty ku është e mundur kur rrezet ultraviolet janë më të forta, midis orës 11:00 dhe 15:00," tha Dr. Sousa.

"Nëse keni familje, miq dhe fqinjë të cenueshëm, sigurohuni që ata të jenë të vetëdijshëm se si mund të mbrohen nga moti i nxehtë."

Kërcënimi i zjarreve

Image

Tridhjetë e pesë zjarre në Portugali kanë lënë 29 persona të lënduar deri më tani, tha departamenti i Mbrojtjes Civile Portugeze në një konferencë për shtyp të shtunën.

Komisioni Evropian ka mobilizuar flotën e tij zjarrfikëse për të ndihmuar Portugalinë dhe sipas CNN Portugal, më shumë se 80 komuna në 10 distrikte janë në rrezik maksimal nga zjarri për ditët e ardhshme.

Zjarri në Ourém, 80 milje në veri të Lisbonës në Portugali, ka shkatërruar rreth 5000 hektarë që nga 7 korriku. Ai është aktualisht më i madhi në rajon dhe qindra zjarrfikës po punojnë për ta frenuar atë.

Nxehtësia do të rrisë rrezikun për zjarre mndërkohë që kushtet e thatësirës përparojnë. Qeveria portugeze shpalli një "gjendje të jashtëzakonshme" për të përforcuar shërbimet e urgjencës përpara valës së të nxehtit.

Shumica e vendit ka rrezik "ekstrem" deri "shumë ekstrem" nga zjarri gjatë gjithë javës, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.

Coruche, Santarém mund të provojnë një nxehtësi prej 48 gradësh të enjten, e cila do të thyente një rekord të të gjitha kohërave për Portugalinë, sipas Institutit Portugez të Detit dhe Atmosferës (IPMA).

IPMA tha gjithashtu se më shumë se 96 për qind e vendit po përjeton thatësirë ​​“të rëndë" deri në "ekstrem", dy nivelet më të larta, e cila krijon një mjedis të thatë që lehtëisht mund të ndezë zjarre.

Periudha kritike e zjarrit në Portugali zgjat nga 1 korriku deri më 30 shtator. Gjatë rrezikut ekstrem të zjarrit, ndalohet vënia e zjarreve tokave, grumbujve të mbeturinave, fishekzjarret ose zjarret e çfarëdo lloji. Në disa hapësira pyjore gjithashtu mund të ndalohet hyrja e personave të paautorizuar./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco