VIDEO/ GTA në rrugët e Amerikës, grabitje dhe përplasje në 2 orë ndjekje nga Policia

VIDEO/ GTA në rrugët e Amerikës, grabitje dhe përplasje në 2 orë ndjekje nga Policia

18:38, 07/07/2022
A+ Aa A-

Një skenë që dukej si e dalë nga filmat aksion, nga ata që zhvillohen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është regjistruar në Karolinën e Veriut, ku një person u arrestua pasi u ndoq për 2 orë nga Policia, periudhë gjatë së cilës arriti të grabiste edhe 4 makina.

Policia e Charlotte-Mecklenburg tha se kishte nisur ndjekjen e një makine Jeep të vjedhur. Më pas, ata pikasën një tjetër makinë fuoristradë që po lëvizte në mënyrë të parregullt. Më pas makina u fut në një parkim dhe prej aty, grabitësi doli me një tjetër mjet.

Gjatë lëvizjes së rrezikshme në rrugë, ai shkakton edhe një aksident tepër të rrezikshëm, duke u përplasur ballë për ballë me një makinë tjetër, të cilën e sposton disa metra. Grabitësi del nga makina e përplasur dhe vjen një tjetër fuoristradë, me të cilën bën një tjetër aksident, që do të jetë edhe i fundit për të, pasi efektivët arrijnë ta arrestojnë.

Policia e Charlotte-Mecklenburg nuk e ka identifikuar autorin e kaosit dhe as akuzat me të cilat do të përballet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco