VIDEO/ Dorëhiqet Boris Johnson nga posti i kryeministrit

VIDEO/ Dorëhiqet Boris Johnson nga posti i kryeministrit

13:39, 07/07/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është dorëhequr nga posti para pak minutash.

Në një dalje për mediat, kryeministri i dorëhequr ka vlerësuar arritjet e qeverisë së tij dhe ka kërkuar që të nisë procedura për zevendësimin e tij. 

Boris Johnson: Është e qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.
Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorët. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987.

Të jesh kryeministër është një “shkollë” më vetvete. Kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe janë kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco