Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Mbi 21 mijë raste po hetohen për krime lufte gjatë pushtimit rus në Ukrainë

Mbi 21 mijë raste po hetohen për krime lufte gjatë pushtimit rus në Ukrainë

13:20, 07/07/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka bërë të ditur se po heton mbi 21 mijë raste për krime lufte të kryera nga Rusia që prej nisjes së pushtimit.

Prokurorja e Përgjithshme, Iryna Venediktova tha për BBC se ata marrin çdo ditë raportime për të paktën 200 deri në 300 raste të krimeve të luftës.

Ajo e pranoi se shumë prej gjyqeve do zhvillohen në mungesë, por theksoi se do të vazhdojnë me hetimet pasi kjo është çështje drejtësie.

Rusia e pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte.

Por Venediktova paralajmëroi ushtarët rusë se është vetëm çështje kohe para se ata të dalin para gjykatës.

Deri më tani janë identifikuar rreth 600 të dyshuar dhe kanë nisur mbi 80 procedime.

I pari ushtar rus që doli në gjyq në Ukrainë, Vadim Shishimarin, u dënua me burg të përjetshëm në maj për vrasjen e një civili.

Ukraina thotë se ka zbuluar shumë raste të varreve masive në Bucha, Borodyanka dhe qytete të tjera të pushtuara nga rusët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco