Regjistrohet vdekja e parë nga hepatiti akut në Greqi

Regjistrohet vdekja e parë nga hepatiti akut në Greqi

20:25, 06/07/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme është shënuar vdekja e parë e një fëmije nga hepatiti akut në Greqi.

Siç njofton “EODY”, bëhet fjalë për një fëmijë  13 muajsh , i cili u shtrua në një klinikë private pediatrike për shkak të temperaturës dhe letargjisë dyditore.

Nga analizat e kryera është konstatuar insuficiencë e mëlçisë dhe edemë cerebrale dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë.

"Sot  u regjistrua në vendin tonë vdekja e parë e një fëmije të shoqëruar me hepatit akut të rëndë me etiologji të panjohur ".

Pas njoftimit për shtimin e rasteve me hepatit akut me etiologji të panjohur në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar 920 raste të tilla në 33 shtete. Nga rastet e mundshme të raportuara në mbarë botën, 45 (5%) kërkuan transplantim të mëlçisë dhe 18 (2%) rezultuan. Vihet re se javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të incidenteve në nivel ndërkombëtar.

Deri më sot, në vendin tonë janë raportuar 11 raste të tjera, të cilat plotësojnë kriteret e një “rasti të mundshëm” të hepatitit akut me etiologji të panjohur tek fëmijët, sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco