Basketbollistja amerikane në burgun rus, i kërkon Bidenit ta sjellë në shtëpi

Basketbollistja amerikane në burgun rus, i kërkon Bidenit ta sjellë në shtëpi

13:49, 06/07/2022
A+ Aa A-

Ylli amerikan i basketbollit, Britney Greiner i dërgoi një letër presidentit amerikan Joe Biden, duke i kërkuar që të “bëjë gjithçka që mundet” për ta sjellë atë dhe amerikanët e tjerë të ndaluar në Rusi në shtëpi, raporton Zëri i Amerikës.

“Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e gruas, familjes, miqve, fanellës olimpike apo ndonjë arritjeje, jam i tmerruar se mund të qëndroj këtu përgjithmonë”, ka shkruar Greiner.

Greiner u arrestua në shkurt me akuzën e posedimit të vajit të kanabisit dhe gjyqi i saj filloi javën e kaluar dhe është planifikuar të vazhdojë të enjten. 

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Adrienne Watson tha të hënën se Greiner u arrestua gabimisht dhe se administrata e Biden "vazhdon të punojë në mënyrë agresive, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, për ta sjellë atë në shtëpi", raporton Zëri i Amerikës.

Greiner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës për atë që policia tha se ishte posedim i vajit të kanabisit.

Ylli i Phoenix Mercury WNBA dhe anëtari i ekipit kombëtar të SHBA-së që fitoi dy medalje të arta olimpike mund të përballet me 10 vjet burg nëse dënohet për transport të një sasie të madhe lëndësh narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco