Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Parlamenti Europian i karakterizon si 'të gjelbra' investimet në gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Parlamenti Europian i karakterizon si 'të gjelbra' investimet në gazin natyror dhe energjinë bërthamore

13:37, 06/07/2022
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian  vendosi me 328 vota pro dhe 278 kundër të pranojë propozimin e Komisionit Evropian për të përfshirë energjinë bërthamore dhe gazin natyror në listën e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme për mjedisin, të mbuluara nga e ashtuquajtura taksonomia evropiane.

Çështja, e cila u ngrit pas një propozimi kompromisi nga Komisioni Evropian për të kënaqur si Francën, e cila ende përdor reaktorët bërthamorë, ashtu edhe Gjermaninë, e cila donte të përdorte gazin natyror si lëndë djegëse të ndërmjetme deri në tranzicionin e gjelbër të BE-së, kishte shkaktuar shumë reagime në Parlamentin Europian.

Grupi më i madh në Parlament, Partia Popullore Evropiane, vendosi dje me votim elektronik të refuzojë propozimin e vetos dhe për rrjedhojë të mbështesë propozimin e Komisionit Evropian. 

Shumica e eurodeputetëve nga socialdemokratët kundërshtuan propozimin e Komisionit, ndërsa Liberalët e Renew, grupi i tretë më i madh politik në PE, ishin në parim në favor të propozimit të Komisionit për përfshirjen e energjisë bërthamore dhe gazit natyror në listë të aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme mjedisore.

Meqenëse Komisioni beson se ka një rol për investimet private në gaz dhe aktivitetet bërthamore në tranzicionin e gjelbër, ai ka propozuar që të klasifikohen disa aktivitete të gazit natyror dhe bërthamor si aktivitete kalimtare që kontribuojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike. 

Përfshirja e disa aktiviteteve të gazit dhe bërthamës është e kufizuar në kohë dhe i nënshtrohet kushteve specifike dhe kërkesave të transparencës.

Nëse as Parlamenti dhe as Këshilli nuk e kundërshtojnë propozimin deri më 11 korrik 2022, ligji i klasifikimit të deleguar do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet nga 1 janari 2023.

Reagimet ishin shumë të forta si shprehje si “tradhti” nga eurodeputetët pas shpalljes së rezultateve. 

Luksemburgu dhe Austria tashmë kanë njoftuar se do të apelojnë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian kundër këtij vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco