Çmimin Nobel në matematikë e fiton ukrainasja Maryna Viazovska

Çmimin Nobel në matematikë e fiton ukrainasja Maryna Viazovska

13:10, 06/07/2022
A+ Aa A-

Matematikanja ukrainase Maryna Viazovska ka fituar çmimin Nobel në matematikë.

38 vjeçarja u shpërblye për punën e saj në problemin të paketimit të sferave identike në hapësirën tredimensionale.

Maryna Viazovska është gruaja e dytë që fiton çmimin e lakmuar, pas Maryam Mirzakhani në vitin 2014.

“Unë jam nga Kievi, Ukrainë. Në shkurt jeta ime ndryshoi përgjithmonë, por edhe për të gjithë njerëzit e botës. Ne shpesh i marrim si të mirëqena gjërat e mira në jetën tonë, madje edhe paqen. Tani e kuptoj sa gabova”, tha ajo në një video të postuar në YouTube nga Unioni Ndërkombëtar i Matematikës.

Ndryshe nga vitet e tjera, njoftimi u bë gjatë një eventi të veçantë të mbajtur në Helsinki të Finlandës. 

"Kongresi duhej të mbahej në Shën Petersburg, por më pas u vendos që për herë të parë të bëhej online. Një zgjedhje shumë e madhe politike për shkak të luftës", komentoi Roberto Natalini, drejtor i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco