Shkoi të ndihmonte ushtarët ukrainas, vritet nga raketat ruse modelja braziliane

Shkoi të ndihmonte ushtarët ukrainas, vritet nga raketat ruse modelja braziliane

11:02, 06/07/2022
A+ Aa A-

Një modele dhe snajperiste e njohur braziliane ka mbetur e vrarë nga një sulm me raketa ruse në Ukrainë, vetëm tre javë pasi ajo iu bashkua luftës kundër forcave të Rusisë.

39 vjeçarja Thalito do Valle mori pjesë në misione humanitare në mbarë botën dhe më parë kishte luftuar kundër ISIS-it në Irak.

Ajo u vra javën e kaluar pasi një raketë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qyteti verilindor i cili i është nënshtruar bombardimeve intensive gjatë gjithë luftës përgjatë këtyre muajve.

Në sulm u vra gjithashtu edhe ish-ushtari e ushtrisë braziliane, Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili u kthye në bunker për të gjetur Thalitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco